Me dhimbje dhe nderim të thellë u mor lajmi për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Bushi, një burrë që jetoi me ideal dhe qëndroi me dinjitet në shërbim të atdheut.
Muhamet Bushi do të kujtohet si njeri i vlerave të larta kombëtare e shtetndërtuese, si bashkëluftëtar i përkushtuar dhe si qytetar që e mbajti gjallë frymën e sakrificës dhe të përgjegjësisë për vendin. Emri i tij lidhet me kohët e vështira kur liria kërkonte guxim, ndërsa ai zgjodhi të ishte në anën e betimit dhe të veprës.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Hani i Elezit njofton se varrimi i të ndjerit bëhet pas namazit të ikindisë, në varrezat e lagjes Meliq.
Lavdi jetës dhe veprës së tij. Kujtimi i Muhamet Bushit do të mbetet i gjallë në ndërgjegjen e atyre që e njohën dhe në historinë e sakrificës për liri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
