Në 10 vitet e fundit në Shqipëri numri i nxënësve në shkollat e mesme nga 152 mijë ka rënë në 95 mijë

Në vitin shkollor 2022-2023 në Shqipëri  kishte gjithsej 95.8 mijë të regjistruar në arsimin mesëm, nga 154 mijë në vitin 2012, me një rënie prej 38%, ose 58 mijë nxënës më pak. Shifrat për regjistrimet në vitin shkollor 2023-2022 zbuluan se gjithnjë e më shumë studimet në arsimin e mesëm po braktisen nga emigracioni dhe integrimi i hershëm në tregun e punës. Të dhënat e fundit në INSTAT zbuluan se këtë vit shkollor regjistrimet në arsimin e mesëm shënuan rënie mbi 7.4 % për qind, gati dyfishi i rënies në arsimin 9-vjeçar. Në vitin shkollor 2022-2023 kishte gjithsej 95  mijë të regjistruar në arsimin mesëm, nga 154 mijë sa ishin në vitin 2012, me një rënie prej 38%, ose 58 mijë nxënës më pak. Faktorët që kanë çuar në rënien nxënësve në shkollat e mesme më shumë se sa lindjet e ulëta janë ndikuar nga faktorët emigrimit dhe integrimi më i hershëm në tregun e punës. Regjistrimet në arsimin 9-vjecar që ndikohen më shpejt nga rënia e lindjeve, vitin e kaluar kanë shënuan rënie me 3 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …