Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega Rahovec njofton se me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Skënder Gashi, më 18 shtator 2020 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit në Landovicë. Homazhet nisin në orën 10:00 në Landovicë pranë varrit të dëshmorit. Ftohen familjarët, shokët, bashkëluftëtarët, veprimtarët dhe ata që e vlerësojnë luftën e sakrificën e dëshmorit të kombit Skënder Gashi, që ta nderojnë figurën e tij atdhetare. Homazhet mbahen nën përkujdesjen e OVL-UÇK-së në Rahovec.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
