leoni

Në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar 45 të rënët e kësaj masakre

Në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar 45 të rënët e kësaj masakre, të cilët sipas tij u bënë gurëthemel i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Kryetari Jashari ka thënë se me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare. “Masakra e Reçakut ishte dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe faktor vendimtar i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Kjo masakër është pjesë e historisë së lavdishme dhe memories tonë të pashlyeshme kolektive dhe atë nuk mund ta mohoj askush”, ka vlerësuar Kryetari Jashari. Kryetari Jashari ka deklaruar po ashtu se Ambasadori William Walker edhe sot, 21 vite pas luftës është duke u angazhuar në vënien e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë dhe për këtë shteti e populli i Kosovës i është përherë mirënjohës.

Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …