Në 22-vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, Vezir Hazir Kolshi, sot shfaqet filmi dokumentar kushtuar jetës së tij

Në 22-vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, Vezir Hazir Kolshi, sot shfaqet filmi dokumentar kushtuar jetës së tij

Në  22-vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, Vezir Hazir Kolshi, sot  duke filluar në orën, 12. 00, në ambientet e Bibliotekës së qytetit të komunës së Lypjanit,  do të shfaqet filmi dokumentar për dëshmorin e kombit, Vezir Kolshi nga fshati Baincë. Realizimin e dokumentarit e ndihmuan: “Grupi i grave” në Lypjan dhe Këshilli Organizativ i fshatit Baincë, financuar nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti, i cili do ta ketë edhe fjalën me rastin e shfaqjes së filmit. Këshilli Organizativ ka njoftuar  se me rastin e përurimit të filmit do të respektohen masat lidhur  pandeminë, thuhet në njoftimin e publikuar. Filmi dokumentar  për dëshmorin e kombit, Vezir Kolshi, është prodhim i Televizionit Dielli, i ndihmuar edhe nga Radio-Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …