Në 24 orët e fundit në Malishevë janë regjistruar dy raste me covid-19

Pas më shumë se një muaj në Komunën e Malishevës janë regjistruar 2 raste të reja me covid-19. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës. Pas regjistrimit të dy rasteve të fundit, gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë në mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4265 raste, prej tyre 4176 janë shëruar dhe 87 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 2.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …