Në 25 vjetorin e Operacionit “Stuhia" veteranët dhe motoristët kroat me simbole të UÇK-së i falënderojnë luftëtarët shqiptarë

Në 25 vjetorin e Operacionit “Stuhia” motoristët kroat me simbole të UÇK-së i falënderojnë shqiptarët

Sot në Kroaci është shënuar përvjetori i 25-të i Operacionit të njohur “Stuhia”, ku ushtria kroate dëboi forcat serbe dhe çliroi përfundimisht krahinën për rreth qytetit Knin. Motoristët kosovarë të cilët marrin pjesë vazhdimisht në këtë përvjetor, këtë herë nuk kanë arritur të jenë prezentë shkaku i pandemisë. Mirëpo, motoristët kroatë nderuan ish-luftëtarët e Kosovës të cilët morën pjesë në këtë operacion dhe në luftën e Kroacisë kundër serbëve. Ata kanë bartur flamurin dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë gjatë marshit, ku prezent ishte kryetari dhe kryeministri kroat. Kujtojmë se motoristët kroat vitin e kaluar ishin në Kosovë si shenjë falënderimi për kontributin e kosovarëve që dhanë në luftën e Kroacisë përballë armikut të përbashkët Serbisë. Ata në 2019 bën homazhe tek varri i Heroit Adem Jashari, vizituan ish-kryekuvendarin Kadri Veseli, kryetarin e Drenasit dhe Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …