Në ditën simbol të unitetit dhe krenarisë kombëtare, 28 Nëntorin, është kurorëzuar një gëzim i veçantë në familjen Haradinaj. Luan Haradinaj, djali i heroit të Kombit, Shkëlzen Haradinaj, ka zyrtarizuar fejesën me Anila Sylajn nga Gjilani, duke hapur kështu një kapitull të ri të jetës së tij. Siç e do tradita, familjarët e Luanit – Daut Haradinaj, Frashër Haradinaj, Veton Haradinaj dhe daja Selim Fetahaj – kanë vizituar familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës. Ceremonia është zhvilluar në atmosferë të ngrohtë familjare, me respekt për traditat dhe vlerat që i kanë shoqëruar gjithmonë familjet Haradinaj dhe Sylaj. Fejesa e Luanit në një ditë kaq domethënëse për shqiptarët, u prit me gëzim të veçantë nga të afërmit, miqtë dhe komuniteti, duke e konsideruar një urim të bukur të 28 Nëntorit. Urime të sinqerta për Luanin dhe Anilën! Urojmë që rrugëtimi i tyre i përbashkët të jetë i mbushur me paqe, harmoni dhe gëzime të shumta ndër vite.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
