Në 32 vjetorin e rënies së dëshmorit, Bedri Ilaz Sokoli, sot mbahen homazhe në kompleksin e dëshmorëve, në Penuh

Me rastin e 32 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Bedri Ilaz Sokoli, familja e dëshmorit ka  njoftuar  të gjithë farefisin e bashkëveprimtarët se sot me  1 nëntor 2021 në orën 13:00, mbahen homazhe përkujtimore në kompleksin e dëshmorëve, në fshatin, Penuh!  Më 1 dhe 2 nëntor të vitit 1989, në qendër të Prishtinës dhe te Kodra e Diellit  kanë rënë tre militantë të Lëvizjes sonë kombëtare: Bedri Sokoli, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Bedriu ishte një djalosh i ri i kalitur me ideale çlirimtare, i cili luftën e tij kundër regjimit okupator jugosllav,  e kishte filluar në vitin 1981 në mesin e gjeneratës së vet dhe e kishte kurorëzuar me gjakun e derdhur për liri, më 1 nëntor të vitit 1989, gjatë protestave dhe demonstratave të asaj kohe, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …