Liderët e shteteve më të pasura të botës janë pajtuar të vazhdojnë përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale

Edhe gjatë ditës së sotme, në Romë ka vazhduar samiti i udhëheqësve të ekonomive më të pasura të botës. Liderët e shteteve më të pasura të botës janë pajtuar të vazhdojnë përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale. “Ne e pranojmë se frenimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius do të ketë ndikime shumë më të ulëta në ndryshimet klimatike sesa nëse ajo është 2 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën përfundimtare të 31 tetorit. Nga ana tjetër, aktivistët e mjedisit kanë shprehur zhgënjimin e tyre për draftet fillestare të komunikatës, duke e thënë se ajo nuk ishte mjaft e ashpër. Grupi G20, i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian, përbën 80% të emetimeve në botë. Ekspertët e mjedisit dhe klimatologët ka kohë që tërheqin vërejtjen se planeti tani është të paktën 1.1 gradë Celsius më i nxehtë se niveli para-industrial dhe kanë alarmuar se kjo rritje mund të ketë pasoja serioze për jetën në tokë. Shkencëtarët e klimës duan që ngrohja të kufizohet në 1.5 gradë Celsius për të parandaluar katastrofën klimatike.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …