Në Bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec u shënua Dita Botërore e Librit

Nën organizimin e DKRS-së, shoqatës “Hareja dhe Klubit Letrar “Xhevdet Bajraj, në prezencë të nënkryetarit të komunës së Rahovecit Fatmir Iska, në mjediset e bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec u shënua Dita Botërore e Librit. Në këtë debat kushtuar librit u fol për rëndësinë e të lexuarit, gjendjen e bibliotekave në komunën e Rahovecit dhe nevojën e furnizimit të rregullt me literaturë të nevojshme e të kërkuar nga lexuesit. Para një numri të madh të fëmijëve nga shoqata Hareja dhe poetëve të Komunës së Rahovecit, drejtori i DKRS-së z. Afrim Dina prezantoi punën dhe angazhimet që janë bërë e po bëhen për rritjen e nivelit të lexueshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …