Hoti - Vucic

Në Bruksel, po mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Në Bruksel po mbahet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky është takimi i parë i drejtëpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më shumë se  20 muajve. Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë u mirëpriten në fillim në takime të ndara, nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ndërsa i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të marrë pjesë në negociata. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, para takimit ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. Ai ka theksuar se i vjen mirë që BE-ja e ka rikthyer rolin udhëheqës të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …