Në Budvë të Malit të Zi, sot është hapur samiti i shtatë rajonal i ministrave të financave

Në Budvë të Malit të Zi sot është hapur samiti i shtatë rajonal i ministrave të financave

Në qytetin bregdetar në Budvë të Malit të Zi, nën organizimin e ministrisë së financave të Malit të Zi, e mbështetur nga NIN, sot është hapur samiti i shtatë rajonal i ministrave të financave, guvernatorëve dhe drejtorëve të administratës tatimore. Në këtë Samit, Kosovën e përfaqëson zv.ministri i financave Fatmir Gashi, guvernatori i Kosovës Fehmi Mehmeti si dhe drejtori i Administratës Tatimore Sakip Imeri.  Të ftuar në këtë samit i cili do të zgjatë nga data 14-16 qershor janë përfaqësuesit nga qeveria e Shqipërisë, e Maqedonisë, e Serbisë, e Bosnjes së Hercegovinës, nga Srbska Republika si dhe shteti nikoqir i Malit të Zi. Në ditën e parë të ketij samitit përafësuesit e shteteve të rajonit kanë paraqitur nga një rezyme rreth situates financire të shteteve të tyre. Vlenë të theksohet se me prezantimin e të pranishmëve nga ana e moderatorit të këtij samiti Milan Ćulibrk u bë e ditur se për shkak të ndërrimit të ministrit serb të financave në qeverinë e Serbisë, ai nuk është pjesëmarrës në këtë samit. Në këtë samit, janë paraqitur shifra të përformancës ekonomike dhe Kosova prinë me rritje ekonomike prej 4.6% ndërsa sipas parashikimeve të BQK-së në vitet e ardhshme Kosova pritet të shënoj rritje ekonomike deri në 6% ka njoftuar zv.ministri i financave i Kosovës, Fatmir Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …