leoni

Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Tri poezi

Dikush të quajti delenxhi,

dikush tjetër faqezi ?!

Si n’robëri si në liri,

si me tanët , si me të huaj

kungulli yt gjithmonë mbi ujë.

Një plak tha s’e hëngri dreqi,

as kur erdhi Euleks !?

Gjyqi pengë i politikës

si n’pikë t’natës si n’mes të ditës….

 

12 qershor 2018

 

 

O I ÇMENDUR !

 

O i çmendur

që emrin s’mund të ta them dot,

i fëlliqur sikur dje, je edhe sot e mot !

Nga ç’tharm je gatuar ?

Në ç’ furrë je pjekur,

as për ku ushqehet miza

emrin tënd vend s’i ka mbetur ? !

Me shokët sikur veten,

me turp s’e mbuloni të vërtetën !

Heroi i të gjitha kohëve

Gjergji i Kastriotëve ju pengon,

se edhe me emrin Skënderbe

edhe në shkrepa gjallon ..

9 qershor 2018

 

 

FORMULA E DITËS

 

Pse ankohesh Zafir, djali i hallës?!

Kujto pak mësimet e Hanko Hallës;

si u prish bota nga interesi,

çdokush mendon veç për veti.

 

S’ka më shok lufte, partie a mik,

të gjitha janë nyje – lidhur për karrige.

S’të pyet njeri ç’bëre për atdhe,

a qe në luftë, ku qe dje?!

 

Formula e ditës:   ” të jesh i dëgjueshëm “,

po deshte pozitën e më pas edhe gruzhdën.

T’ish i mirë sinqeriteti,

pakkush do ta ruante karrigen për veti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …