Pakoja e Ahtisarit e mbanë të frenuar Kushtetutën e Kosovës pavarësinë dhe ardhmërinë e saj

Pakoja e Ahtisarit e mbanë të frenuar Kushtetutën e Kosovës pavarësinë dhe ardhmërinë e saj

Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 10 vjet më parë, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi kushtetuta, e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari. Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike. Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisarit, e cila ka kushtëzuar Kushtetutën dhe pavarësinë e Kosovës duke ia mbajtur  peng ardhmërinë. Fuqia vendimmarrëse e serbëve në institucionet e Kosovës, sidomos në Kuvend e përcaktuar me pakon e Ahtisarit ka gjymtuar pavarësinë dhe në vazhdimësi gjatë këtyre 10 viteve e ka frenuar ardhmërinë e saj të lirë e të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …