CORTINA D'AMPEZZO, ITALY - FEBRUARY 06: Flagbearer Kiana Kryeziu of Team Kosovo enters with the team into the stadium during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympics at Piazza Dibona on February 06, 2026 in Cortina d'Ampezzo, Italy. (Photo by Mattia Ozbot/Getty Images)

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike kanë marr pjesë edhe sportistë tonë të lojërave dimërore

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike kanë marr pjesë edhe sportistë tonë të lojërave dimërore. Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë në këto gara garon në disiplina të skijimit alpin. “Mes 92 shteteve, parakalimin e ka bërë edhe ekipi olimpik i Kosovës, me flamurmbajtësit Kiana Kryeziu e Drin Kokaj, të dy skitarë të skijimit alpin. Kryeziu bashkë me shefin e misionit, Jeton Rudari dhe trajnerin Visar Kryeziu parakaluan në Cortina D’Ampezzo, ndërsa pjesa tjetër e ekipit tonë me flamurmbajtësin Drin Kokaj përbëhej edhe nga përzgjedhësi Agim Pupovci dhe trajneri Ismajl Kokaj” thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Garat në sportet dimëore të nisura me parakalim madhështor gjatë hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore do të vazhdojnë deri më 22 shkurt. Kosova garon në katër disiplina të skijimit alpin dhe gara e parë është e Kianës, që zhvillohet më 12 shkurt në super sllallom të madh.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …