Në Deçan diskutohet lidhur më Strategjinë Kombëtare të Bjeshkëve të Nemuna

Komisioni i nxjerrë nga Asambleja komunale e Deçanit më 29.06.2015 në  përbërje të:

Bashkim Ramosaj, Mehmet Osaj, Enver Osdautaj, Xhevdet Hasanmetaj, Sadri Lokaj dhe Fatmir Cacaj, pas takimeve të mbajtura dhe konsultimeve më komunitetin ka ardhur në përfundim si në vijim.

Propozimet e Komisionit:

Relacioni – Nga Manastiri ne drejtim të Zallit të Rupës, përgjatë Lumëbardhit të Deçanit, në gjerësinë prej 300 m në të dy krahët e lumit të mbetet Zonë e III- C.

“Livadhi i Markë-Geges” te mbesë zonë e III- C.

“Laku i Kryqëzimit “, pjesa Hyrse e “Budoshit” së bashku më vendin “Sharra e Lloqanit”  të mbesë Zonë III- C.

Bjeshka e Madhe te kaloi nga zona e III-C në Zonën ne III-B dhe të zgjerohet Zona II.

Në Bjeshkën e Baballoqit të krijohen dy- Zona III-B ku janë Stanishtat dhe te krijohet -Zona II-të.

Bjeshka e Belegut të zgjerohet -Zona  II-të.

Bjeshka e Prejlepit është  në Rregull.

Roshkodoli- të zgjerohet- Zona II-të

Zllonopojë- të Zgjerohet Zona II-të

Milishevc -të Zgjerohet Zona II, zona e III-C  të kaloi në Zonën e III-B ku janë Stanet, nën Çferl te kaloi nga zona e I-rë  në Zonën II-të dhe Podi i Sharrës dhe prroni i Sharrës të kaloi në Zonën e III-C.

Pleqja – Prona Private e cila nuk është trajtuar të kaloi në III-A dhe III-P. Të zgjerohet zona III-B duke e zvogëluar zonën e II-të.

Të përcaktohet vija përkufizuese e zonës III-B nga Stanishta e Fazlisë, Qafa e lisit të vramë Reje, Qafat e Mrizeve, Guri i Zi, Qafa e Milishevcit- Shtegu i Vriztorëve – Kroni i Vaso Villës deri te Kroni i Selmanit, Livadhi i Vjetave dhe kufiri me pronat private.

Të rritet zona II-të në veri dhe lindje sipas propozimit në hartë. Të identifikohen në hartë Stanishta e Osdautëve,  Fazlisë dhe stanishta e Haklajve.

Belleja – të zgjerohet Zona II-të

Bjeshka e Strellcit është në Rregull.

Brezi i Gështenjës qe është  edhe Hyrja në Park, duke filluar nga  fshatrat  Strellc, Lebush, Isniq, Deçani, Carrabregu, Lloqani, Hulaj, Pobergja, Vokshi, të kaloi në Zonën e III-A dhe ne Zonën e III-P.

Jedova të Kaloi në Zonën e III-C

Zharret të shndërrohen në Zonën e I-rë.

Kurvalla të krijohet Zona e III -B.

Qafa e Kunorës ne drejtim Qershizës te shpallet zonë e III -C

Stanishta e Zogut të Krijohet Zona e III- B  dhe

Dervish Komi të mbetet Zona e III-C

Bjeshka e Korisë të krijohet zona e III-B dhe zona e II-të

Njëkohësisht  të bëhet ndarja me kufi administrativ në mes te Komunës se Deçanit dhe Komunës së Junikut përgjatë  Bjeshkëve te Regjionit te Vokshit te cilat bjeshkë tradicionalisht janë dhe kanë qenë territor i Komunës se Deçanit.

Këto propozime të nxjerra nga komisioni në fjalë shpresoim me bindje të plotë që do të inkorporohen në strategjinë për parkun kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna’’,

sepse i shërbejë zhvillimit ekonomik të komunës së Deçanit, janë konformë interesave turistikë për komunën e Deçanit dhe po ashtu janë në harmoni të plotë më interesat e qytetarëve të komunës së Deçanit të cilët i kanë shfrytëzuar këto bjeshkë për mirëqenien e tyre përgjatë historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …