leoni

Në Deçan u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës të ish Komandantit të UÇK=së Cen Aliqka

Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës të ish Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliqka. Në nderim të kujtimit për Cenen, i pranishëm ishte Gjenerali, z. Ramush Haradinaj, përfaqësues të FSK- së, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të klerit fetar, bashkëluftëtare e qytetarë të shumtë. Jeta dhe veprimtaria e tij prej luftëtari e njeriu të drejtë e punëtorë do të jetë frymëzim e shembull për brezat e rinj. Kryetari Ramosaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Aliqkaj, miqtë, bashkëluftëtarët dhe gjithë atyre që e njohën! Lavdi përjetësisht jetës dhe veprës së Komandantit Cen Aliqkaj!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …