Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit veprimtarit dhe atdhetarit të shquar, Avdyl Iberhysaj. Kryetari Ramosaj tha se, Avdyl Iberhysaj do të mbetet në kujtesën tonë si burrë me dinjitet të lartë, veprimtar, punëtor, familjar i mirë, e mbi të gjitha do e kujtojmë për pozitivitetin që ka përcjell gjithë jetën. Ngushëllime për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e njohën!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
