Në dëgjimin buxhetor të komunës së Deçanit, kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave paraqitën kërkesat e tyre

Kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Komunës së Deçanit, në dëgjimin e sotëm buxhetore kanë paraqitur kërkesat e tyre. Hapjen e këtij takimi e ka bërë kryesusi, z. Hajdar Sutaj drejtoresha e Financave, znj. Dafina Cacaj, e cila të pranishmit në sallë i ka njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me buxhetin e  planifikuar për vitin e ardhshëm. Gjatë këtij takimi kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave, kanë kërkuar që në lokalitete ku jetojnë të kenë një infrastrukturë moderne, përfshirë këtu, rrugë të asfaltuara, ujësjellës, kanalizim, më shumë parqe për fëmijë, ndriçim publik, por edhe rregullim të rrethojave të varrezat.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …