leoni

Në Dejnë të Rahovecit mbrëmë u mbajt nata e Dytë e Festivalit Folklorik “Anadrinia jehon”

Në fshatin Dejnë të Rahovecit është mbajtur nata e dytë e Festivalit Folklorik “Anadrinia jehon”. I pranishëm në mesin e shumë pjesëmarrësve ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Në një postim në facebook, kryetari Latifi ka shkruar se Festivali Folklorik “Anadrinia jehon” paraqet një skenë të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore. Tingujt e çiftelive, këngët e moçme dhe veshjet tradicionale, sollën para publikut një mozaik të gjallë të historisë dhe të zakoneve tona.

Çdo valle e melodi është një kujtesë e gjallë që dëshmon për rrënjët tona, për jetën e dikurshme që ende jeton fuqishëm edhe përmes artit dhe traditës. Anadrinia, edhe këtë natë, foli me gjuhën e këngës, të vallëzimit dhe të krenarisë që bartin breza të tërë”, thuhet ndër të tjera në postimin në Facebook, të kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …