Kryetari Smajl Latifi në Ratkoc viziton QMF-në dhe çerdhen për fëmijë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc dhe çerdhen për fëmijë në këtë fshat. Në postimin e tij, kryetari Latifi ka shkruar se posaçërisht është interesuar për ecurinë e punës në këto dy institucione dhe iu ka kërkuar personelit shëndetësor dhe edukatoreve një angazhim edhe më të përkushtuar.

“Pashë nga afër punën e mirë që po bëhet dhe me këtë rast iu shpreha vlerësimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tyre”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …