Në ditën e themelimit të Ushtrisë e Kosovës, Policia e gatshme të garantoj siguri në kuadër të përgjegjësive ligjore

Në ditën e themelimit të Ushtrisë e Kosovës, Policia e gatshme të garantoj siguri në kuadër të përgjegjësive ligjore

Sot në Kuvendin e Kosovës do të votohet për ndryshimin e ligjeve që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri. Lista Serbe ka paralajmëruar se do të reagoj në qoftë se votohet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa ata sot kanë filluar një protestë në veri të Mitrovicës e cila po udhëhiqet nga Goran Rakiq kundër taksës 100%. Mirëpo, votimi i Ushtrisë së Kosovës sigurisht që mund të përcillet edhe me situata të pazakonta. Prandaj Policia e Kosovës në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore kanë edhe ruajtjen dhe rendin e sigurisë publike, andaj në të gjitha rastet bënë planifikime për të ofruar siguri. “Policia e Kosovës në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore ka edhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, andaj në të gjitha rastet bënë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në përgjigjen e policisë për lajmi.net. Ndryshe, të gjitha partitë parlamentare shqiptare pritet që t’i votojnë tri projektligjet për FSK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …