Brickos

Kuvendi mblidhet sot për të votuar projektligjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Kuvendi mblidhet sot për të votuar projektligjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën e Armatosur të Kosovës do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00. Sipas një njoftimi nga Kuvendi në rend dite do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vlen të kujtojmë se këto projektligje që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018. Në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës zyrtarë të NATO-s ishin shprehur kundër kësaj, por Kosova e ka marrë mbështetjen për këtë iniciativë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori i sapo zgjedhur i këtij shteti në Kosovë, Philip Kosnett, kishte thënë se evoluimi i FSK-së në Ushtri është një hap i natyrshëm. Amerika madje ka dhuruar edhe 24 automjetet ushtarake amerikane për FSK.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …