Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së Vitisë, të përfaqësuar nga Basri Aliu dhe kryesuesi i kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton”nga Vitia, policisë, gazetarëve kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton në Viti. Përndryshe ish gazetari i Associtet Press, Kerem Lawton u flijua për lirinë e shtypit gjatë raportimit të tij mbi konfliktin e luftës në Maqedoni, dhe atë me 29 mars të vitit 2001, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, konkretisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni.