Në Durrës do të mbahet Samiti i Brdo-Brijonit

Nesër në Durrës do të mbahet Samiti i Brdo-Brijonit në të cilin do të bisedohet për të ardhmen evropiane e Ballkanit Perëndimor. Takimi do të mbahet nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: së bashku drejt Bashkimit Evropian”. Në këtë takim të nivelit më të lartë, do të marrin pjesë, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari I Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Sllovenisë, Natash Mirc Musa, ai i Kroacisë, Zoran Millanoviq, presidenti i Malit të Zi,, Jakov Millatoviq, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti I Serbisë, Aleksander Vuçiq. Kosova pritet të marrë një total prej 880 milionë eurosh nga Plani i Rritjes deri në fund të vitit 2027, Maqedonia e Veriut mbi 750 milionë euro, Shqipëria mbi 920 milionë euro, Serbia mbi 1.5 miliard euro, Mali i Zi 380 milionë euro dhe Bosnja dhe Hercegovina rreth 900 milionë euro, pasi Komisioni uli fondet e tyre me dhjetë për qind për shkak të vonesave në plan.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Kryeministri e ka shndërruar “VLEN-in” në degë të VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

BDI: Kryeministri e ka shndërruar “VLEN-in” në degë të VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj shfaqjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të …