Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi. Ajo shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e sinqerta për të gjithë ata që morën pjesë në këtë aktivitet përkujtimor dhe kulturor, duke nderuar kështu jetën dhe veprën e babait të saj. Antigona falënderoi bashkëpunëtorët, miqtë, kolegët dhe familjarët e shumtë të profesorit për mbështetjen, respektin dhe vlerësimin që po i bëjnë figurës dhe kontributit të tij. Ajo theksoi se prania e tyre në këtë përurim dëshmon se puna, përkushtimi dhe idealet e profesorit kanë lënë gjurmë të thella jo vetëm në familje, por edhe në jetën kulturore, arsimore dhe kombëtare. Në fjalën e saj, Antigona nënvizoi se familja Qeriqi ndihet krenare për trashëgiminë shpirtërore dhe intelektuale që ka lënë pas profesori, duke shtuar se kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm. Ajo falënderoi të gjithë të pranishmit që me respektin dhe pjesëmarrjen e tyre po e mbajnë gjallë kujtimin dhe veprën e babait të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, mbahet Akademi Përkujtimore për prof. Ahmet Qeriqin, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

Sot, mbahet Akademi Përkujtimore për prof. Ahmet Qeriqin, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të …