Në Gjykatën Speciale, në Hagë, fjalën e tij e përfundoi dëshmitari i gjashtë i Prokurorisë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  vazhdoi paraqitja e  dëshmitarit të gjashtë të Prokurorisë në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së. Në seancën e sotme gjyqësore, dëshmitari me kodin 4355 vazhdoi t’  iu  përgjigjet pyetjeve të Prokurorit. Sapo ka filluar gjykimi, me qëllim për të mbrojtur identitetin e dëshmitarit seanca  është mbyllur për publikun. Dëshmitari i gjashtë i Prokurorisë ka filluar të merret në pyetje nga dita e djeshme. Një pjesë e dëshmisë së tij  u dëgjua në seancë të mbyllur për publikun si masë për mbrojtjen e tij. Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis ka thënë se në vitin 1998 është përpjekur të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin. Ai po ashtu tha se njerëzit i kishin thënë se Adem Demaçi ishte përfaqësuesi politik i UÇK-së, andaj edhe kishte shkuar në Prishtinë. Ai kishte shkuar në fshatin e Jakup Krasniqit për ta takuar atë së bashku me nënën e tij, por që nuk e kishin gjetur dhe se për çështjen e tyre nuk kishin biseduar me të. Dëshmitari i gjashtë ka përfunduar dhënien e dëshmisë së tij ndërsa  ka filluar paraqitjen dëshmitari i shtatë në këtë çështje, i cili është përgjigjur në pyetjet e Prokurorit  në sesion privat. Katër dëshmitarët e parë në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së dhanë dëshmitë e tyre në seanca të mbyllura për publikun. U bënë dy vjet  e gjysmë prej kur ish-kryetari,  Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …