Në Gjykatën speciale përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçi për ndërhyrje në drejtësi

Gjykata speciale në Hagë kanë njoftuar se ka përfunduar procesi i dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me aktakuzën e dytë për ndërhyrje në drejtësi. Sipas njoftimit zyrtar, kjo fazë e procedurës përfundoi pas marrjes në pyetje të dëshmitarit të fundit të Prokurorisë, Christopher Kelly. Pas përfundimit të dëshmisë së tij, palët kanë diskutuar për hapat e radhës proceduralë dhe për afatet që do të ndiqen në vijim të procesit gjyqësor. Në një urdhër me gojë, gjykatësi i vetëm në këtë rast ka caktuar disa afate të rëndësishme procedurale. Sipas vendimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet ta mbyllë çështjen e saj deri më 18 mars 2026. Ndërkohë, ekipet e mbrojtjes duhet të paraqesin çdo njoftim sipas Rregullës 130 – që ka të bëjë me kërkesat për rrëzimin e akuzave – deri më 19 mars 2026, ndërsa mocionet në mbështetje të këtyre njoftimeve duhet të dorëzohen deri më 25 mars 2026. Sipas komunikatës së Gjykatës, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të duhet të paraqesë përgjigjen e saj ndaj çdo mocioni të tillë deri më 1 prill 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Lavdi familjes emblematike Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë

Në përkujtim të Epopesë së UÇK-së, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se kjo …