Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, po vazhdon të përgjigjet, dëshmitari, Frederik Abrahams

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, po vazhdon të përgjigjet, dëshmitari, Frederik Abrahams

Edhe në seancën e sotme të gjykimit kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë, po vazhdon dëshminë e tij,   Frederik Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”. Ai është në cilësi të dëshmitarit të 22-të në këtë gjykim, ndërsa dëshminë  e tij e ka filluar ditën e djeshme, duke u përgjigjur pyetjeve të prokurorit të specializuar Alan Tieger, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmia e tij është paraparë të zgjasë katër ditë dhe atë Prokuroria ka planifikuar dy orë dhe ekipet mbrojtëse 16 orë për marrjen në pyetje të tij. Seanca po vazhdon në sesion publik. Qysh në muajin prill të këtij vitit  ka filluar gjykimi kundër  Hashim Thaçit,  Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë  deklaruan të pafajshëm për veprat e pretenduara penale për të cilat akuzohen nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …