Në Hagë nis dëshmia e dëshmitarit të tretë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Në gjykatën speciale në Hagë ka filluar dëshmia e dëshmitarit të tretë të Prokurorisë në gjykimin kundër Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, për rastin që lidhet me administrimin e drejtësisë. Dëshmitari, Christopher Kelly, pohoi se punon me kohë të pjesshme në gjykatën speciale në Hagë, ku është i angazhuar nga Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ai deklaroi se roli i tij përfshin “hetim të forenzikës digjitale” dhe se ka rreth 26 vjet përvojë në këtë fushë. Punë e tij përfshin ekzaminime kompjuterike dhe telefonike, si dhe programim dhe analizë me mjete si “Cellebrite” dhe “Magnet”. Ky dëshmitar pritet të ofrojë prova dhe analizë teknike që mund të jenë kyçe për vlerësimin e çështjes nga Gjykata.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: A menduat se Kurti ua jep presidencën?

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar qëndrimet e partive opozitare lidhur me …