Pacolli

Në Hamburg hapet Konsullata pestë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjermani

Është hapur në Hamburg të Gjermanisë Konsullata e Përgjithshme e Kosovës. Kjo është konsullata e pestë që Kosova hap në Gjermani, shtet për të cilin ministri i Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli, thotë se është aleati strategjik i vendit tonë në Evropë. “Këtë mbrëmje inauguruam në Hamburg Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës që do të promovojë marrëdhënie më të forta me veriun e Gjermanisë, do të forcojë tregtinë dhe shkëmbimet ekonomike, si dhe do t’i shërbejë më mirë diasporës sonë që jeton në veri të Gjermanisë. Kjo është Konsullata pestë e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, aleati ynë strategjik në Evropë”, shprehet Pacolli. Ai shtoi se në dy vjetët e fundit ka punuar në mënyrë aktive për të zgjeruar misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës në botë. “Jemi prezentë në shumicën e vendeve të rëndësishme në Evropë dhe në të gjitha rajonet nëpër botë. Kjo paraqet një Kosovë më të fuqishme globale që angazhohet me miq e partnerë”, shkroi Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja ndan 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën, mbështetje për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër

Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos …