Nuk arrihet marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së e Vetëvendosjes por bisedimet do të vazhdojnë në ditët e ardhme

Nuk arrihet marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së e Vetëvendosjes por bisedimet do të vazhdojnë në ditët e ardhme

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike. Dështimin në arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar pas takimit Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti. Ata kanë thënë se procesi i bisedime nuk ka përfunduar ende. Nuk kemi ardhur deri te një konkludim. Jemi pajtuar që duhet të vazhdojmë ende deri në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti. “Krejt çka mund të them për sonte, është që nuk pati marrëveshje, por  do të shohim në ditët e ardhshme si do të veprojmë”, ka thënë Glauk Konjufca. Marrëveshja nuk është arritur as pas gati dy muaj bisedimesh. LDK-ja është në pozitën kur kërkon të fitojë maksimumin meqë Vetëvendosja nuk bën pazar për postin e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …