Në 19-vjetorin e rënies përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 40 dëshmorët e Pashtrikut dhe 180 dëshmorët e Brigadës 113

Limaj: Mujë Krasniqi ishte një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftetarët e tij në 21-vjetorin e rënies së tyre. Ai ka shkruar se Mujë Krasniqi ishte një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Komandant “Kapuqi” ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit. Ata janë themeli i lirisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës të komandant “Kapuqit”. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!, ka shkruar në mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …