Në Kaçanik vazhdon krijimi i grupeve joformale rinore

Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Komuna e Kaçanikut, përmes Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, është duke vazhduar krijimin e grupeve joformale, në kuadër të projektit “Ambasadorët e Rinj”. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, është formuar grupi jo formal i të rinjve në Kaçanik, i krijuar nga iniciativa “Ambasadorët e Rinj”. Tashmë është krijuar edhe grupi joformal, i cili po vazhdon të promovoj kulturën e të lexuarit si dhe rëndësinë e librit. Çështjet kryesore mbi të cilat do të punojë ky grup janë: vetëdijesimi i qytetarëve, krijimi i një eventi dhe ndërtimi i vitrinës së librit. Në të njëjtën kohë grupi kërkon mbështetjen e juaj gjatë implementimit të projektit ”Kaçaniku me libra ”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …