leoni

Në kazermën “Adem Jashari”, sot është mbajtur ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2021

Në kazermën “Adem Jashari”, sot është mbajtur ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2021

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, sot u mbajt ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, respektivisht Qendrës për Studime Universitare  të gjeneratës 2021. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zv/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant  Rrahman Rama, stafi i lartë ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së,  atashe ushtarakë të vendeve partnere, oficerë të NALT-it, si dhe familjarë të kadetëve të diplomuar. Pas ceremonisë së nderimit të flamurit, me fjalë përshëndetëse, të pranishmëve iu drejtua, nikoqirja e ceremonisë,  komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, komandë brenda së cilës vepron edhe Akademia e Mbrojtjes dhe QSU, gjeneral brigade Irfete Spahiu. Ajo në adresimin e saj, u rikujtoi kadetëve rrugëtimin e përbashkët me të gjitha strukturat e komandës që udhëheq për të realizuar arritjen e standardeve më të larta profesionale dhe akademike me programin tejet sfidues për përgatitje psikike, fizike,  profesionale dhe intelektuale.

Nga ana e tij, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, në mesazhin e tij drejtuar kadetëve të diplomuar, i inkurajoi të qëndrojnë konsistentë në realizimin e synimeve me frymën dhe shpirtin luftarak gjithmonë duke ruajtur prestigjin e FSK-së dhe vlerat themelore të ushtarakut, si Detyrën, Nderin dhe Atdheun. Ai gjithashtu, shprehu falënderimin për partnerët tanë të cilët me mbështetjen e madhe mundësuan zhvillimin dhe avancimin e QSU-së. Në emër të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, në fjalën e tij. zv.ministri Syla, i cili u rikujtoi kadetëve rrugëtimin me përplot sprova e sfida gjatë studimeve. Ai gjithashtu, shprehu besimin e plotë në suksesin  dhe fitoren e garantuar të tyre  në përmbushjen e misionit  gjatë shërbimit si lider ushtarak sepse gjithmonë do të udhëheqen nga vlerat e shenjta të ushtarakut,  Detyrës, Nderit dhe Atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

Gjykata speciale në Hagë ka nënshkruar një marrëveshje me Mbretërinë e Belgjikës, përmes së cilës …