Në Klinë fillon  Festivali Folklorik “I këndojmë lirisë”

Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i Festivalit Folklorik  “I këndojmë lirisë”, do të mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor në komunën e Klinës.

Ky festival tanimë tradicional i kushtohet dëshmorëve dhe mbahet në shënim të datës së lindjes të komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi-Kapuçi. Hapja e festivalit do të bëhet në fshatin e lindjes së heroit, në Çabiq të Klinës, duke filluar nga ora 11:00, ku përveç hapjes solemne do të ketë edhe pika muzikore e valle. Po ashtu, do të shtrohet edhe “Sofra e Çabiqit”. Festivali do të vazhdojë për tri net radhazi, nga ora 19:00, në Klinë, ku në skenën e punuar në ambient të hapur të Festivalit do të konkurrojnë rapsodë, grupe rapsodësh, shoqëri kulturo-artistike dhe valltarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …