Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së (TRADOK) sot mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të zhvillimit të kurseve trajnuese për pjesëtarët e FSK-së. Ceremonia zhvillohet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku të pranishëm do të jenë ministri i FSK-së, komandanti i FSK-së, komandanti i KFOR-it, atasheu ushtarak amerikan në Kosovë dhe komandantët e brigadave dhe njësive të FSK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
