Në komunën e Hanit të Elezit është mbajtur punëtoria e dytë me temën “Punëtori për ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit”

Në kuadër të projektit “Veprime të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza” si pjesë e Programit IPA II CBC Kosovë – Maqedonia e Veriut, në komunën e Hanit të Elezit është mbajtur punëtoria e dytë me temën “Punëtori për ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit”.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarë komunal, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të kompanive publike NPL “Pastrimi” dhe KRU“Bifurkacioni” dhe ekspert tjerë njohës të kësaj fushe, ndërsa në shkëmbim të përvojave në këtë punëtori ishin prezent edhe delegacioni nga Komuna Gazi Baba nga Maqedonia e Veriut me në krye Kryetarin e kësaj Komune z.Boris Georgievski si partner në realizimin e projektit. Këtë punëtorinë e përshëndeti edhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma i cili elaboroi lidhur me Programin IPA II CBC Kosovë – Maqedonia e Veriut dhe bashkëpunimin me komunën Gazi Baba në realizimin e këtij projekti.

Në punëtori u trajtuan Roli i sistemit të ujërave të zeza dhe kolektorëve në fshatin Seçishtë realizuar përmes projektit: “Veprimet e përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të zeza dhe sistemit të ujërave të zeza” në mjedis, rëndësia e mbrojtjes së mjedisit në komunën e Hanit të Elezit si dhe Mundësia për të përfituar nga grante për Mbrojtjen e Mjedisit Komuna e Hanit të Elezit.

Duke qenë se komuna e Hanit të Elezit është në fazën e realizimit të projektit “Veprime të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza” si pjesë e Programit IPA II CBC Kosovë – Maqedonia e Veriut është identifikuar lidhja e projektit me Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …