Nesër në Heidelberg do të prezantohet veprimtaria letrare e veprimtarit të shquar, luftëtarit të lirisë Martin Çuni

Në kuadër të “Flakës së Janarit” do të prezantohet veprimtaria letrare e veprimtarit të shquar, luftëtarit të lirisë Martin Çuni

Në kuadër të aktiviteteve tradicionale kulturore “Flaka e Janarit” me kënaqësinë më të madhe ju ftojmë të merreni pjesë në Orën letrare të organizuar nën bashkëpunim dhe koordinimin e shkollës shqipe “Dituria” në Heidelberg, shoqatës kulturore “Dardania” Mannheim dhe shoqatës shqiptaro-gjermane “Iliria” dhe “Nënë Tereza” në Heidelberg. Më këtë rast do të prezantohet e gjithë veprimtaria dhe vepra letrare e mësuesit, gazetarit,  të dënuarit politik, luftëtarit të lirisë dhe shkrimtarit të devotshëm Martin Çuni. Ora letrare do të mbahet të dielën, më 20 janar 2019 në ora 13:00. Prezenca e juaj do të nderonte dhe do ta madhështonte këtë takim letrar.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …