Më 19 janar 2019 në Prizren organizohet simpoziumi “Lëvizja e viteve 1985 – 1987 dhe mbledhja e saj e parë e përgjithshme”

Më 19 janar 2019 organizohet simpoziumi “Lëvizja e viteve 1985 – 1987 dhe mbledhja e saj e parë e përgjithshme”

Shoqëria “Lëvizja”, Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Instituti Albanologjik organizojnë në Prizren, më 19 janar 2019 simpoziumin “Lëvizja e viteve 1985 – 1987 dhe mbledhja e saj e parë e përgjithshme”.  Sipas këtij programi, seanca plenare. Kryesia e punës: Xhevat Bislimi, Hysen Matoshi, Skënder Hasani, Hydajet Hyseni.

Fjala e mirëseardhjes: Kryetari i Prizrenit

Fjala e hapjes: Kryetari i Shoqatës “Lëvizja”

Fjalë përshëndetëse:

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë

Drejtori i Institutit Albanologjik

Drejtori i Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Hasan Ukëhaxhia, në emër të mërgimtarëve.

Sesioni i parë:

  1. Fazli Veliu: Rruga e gjatë e përpjekjes, bashkimit, gjakut të lirisë – Shpalljes së Pavarësisë”.
  2. Haki Bajrami: Suprimimi i autonomisë së Kosovës 1974 – 1989 (argument).
  3. Skender Asani & Halide Palloshi: Veprimtaria e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Trevat Lindore në vitet 1985 – 1987.
  4. Agim Vinca: Diferencimet në Universitetin e Kosovës.
  5. Emrush Xhemajli: Lëvizja dhe Mbledhja e Parë e Përgjithshme (1987).
  6. Hydajet Hyseni: Burgu i Lëvizjes dhe Lëvizja e Burgut.
  7. Hasan Ukëhaxha: Roli i poezisë ne formimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare të brezave.
  8. Sabri Kiçmari: Filozofia Politike e Ukshin Hotit.
  9. Besnik Rameti: Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve në Maqedoni.
  10. Dilaver Goxhaj: Tirana zyrtare për Kosovën.
  11. Afërdita Dervishi: Format politike e morale të diskriminimit të familjeve të veprimtarëve të Lëvizjes.
  12. Memli Krasniqi: Disa dokumente të publikuara të shërbimit informativ amerikan mbi shqiptarët dhe Jugosllavinë e pas – Titos.
  13. Bajrush Xhemaili: Letërkëmbimi ilegal i të burgosurve, brenda për brenda burgjeve dhe jashtë tyre.
  14. Sylë Kasumaj: Qëndrimi i Institutit Albanologjik rreth zhvillimeve në Kosovë në fund të viteve ’80.
  15. Ibish Neziri: Blaka dhe Lëvizja në rajonin e Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …