Në kuadër të platformës, “Kosova që duam”, u organizua virtualisht tryeza e diskutimit me temën: “Faza e dytë: COVID-19!”

Në kuadër të platformës, “Kosova që duam”, u organizua virtualisht tryeza e diskutimit me temën: “Faza e dytë: COVID-19!”

Me datë 19 nëntor 2020, në kuadër të platformës “Kosova që duam”, financuar nga organizata Gjermane Friedrich Ebert Stiftung (FES), Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizoi virtualisht tryezën e diskutimit të 4-tën me rradhë me temën “Faza e dytë: COVID-19!”. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte të mbledh akterë kyç të sektorit shëndetësor nga spektri qeveritar, ai privatë, dhe spektri opozitar në mënyrë që të trajtohet sa më thelbësisht situata aktuale pandemike dhe se ku qëndron Kosova aktualisht me kapacitetet nacionale menaxhuese të situatës epidemiologjike në terren. Për më tepër u diskutua edhe sa i përket masave që qeveria po ndërmerr karrshi rritjes së numrit të infektimeve dhe se a do ishte e rrugës të ketë mbyllje komplete apo të vazhdohet me hapje të kontrolluar.

Në këtë tryezë diskutimi patëm rastin të i dëgjojmë nga afër adresimet nga Ministri i Shëndetësisë Z. Armend Zemaj, Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Evropës Juglindore Dr. Petrit Beqiri, Dr. Talat Gjinolli, Dr. Fatmire Kollçaku Deputete në Kuvendin e Kosovës si dhe Dr. Prof. Naime Brajshori, Rektore e Kolegjit Heimerer.

Në mes tjerash u diskutua se ku i kemi kapacitetet menaxhuese dhe si po shkon menaxhimi me pandeminë duke e ditur që jo vetëm Kosova por i gjithë globi është duke u ballafaquar me një sfidë jashtëzakonisht të vështirë dhe se konfrontimi me këtë armik në baza ditore është duke shkaktuar dëme të mëdha marr parasysh brishtësinë e sistemit tonë shëndetësorë.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Evropës Juglindore Dr. Petrit Beqiri, theksoi rëndësinë e shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencave me vendet e rajonit dhe mëtej në mënyrë që të jemi sa më të aftë në ballafaqimin e kësaj situate jo të favorshme për vendin tonë. Gjithashtu përmendi rolin e aktiv dhe proaktiv të Institutit gjatë pandemisë duke realizuar mbi 10 hulumtime mbi situatën aktuale me pandeminë.

Në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë z. Zemaj ndau me ne disa lajme të mira, vlen të ceket përgatitjet finale për hapjen e Spitalit COVID-19 ku do të vendosen vetëm pacientët e infektuar me virusin COVID-19. Gjithashtu, Minsitri Zemaj tha se janë bërë disa infuzione në sistemin aktual shëndetësor ku është bërë rritja e numrit të stafit duke marr parasysh mbi ngarkesën e stafit aktual si dhe infektimit të disa prej tyre me virus. Po ashtu ai potencoi se brenda dy jave pritet edhe te arrijnë vaksinat e para kundër gripit sezonal si dhe janë duke u bërë planifikimet edhe për blerjen e vaksinës anti-covid. I pyetur se si qëndron Kosova aktualisht me rastet në rritje, Minsitri theksoi se Kosova ende nuk është në situatën dramatike dhe se sipas IKSHP-së, Kosova qëndron në 30% e asaj që është parashikuar sa i përket rasteve aktive me COVID19.

Dr. Talat Gjinolli kryesisht diskutoi për sfidat e sistemit shëndetësor që nga pas lufta. Ai theksoi brishtësinë e sistemit tonë shëndetësor duke prekur katër pika kryesore: Mungesën e Sistemit Informativ Shëndetësor gjë që rezulton në mungesë të të dhënave, Kontrollën e rrjedhjes së parasë, Konflikti i punës në publik dhe privat, si dhe Fondi i sigurimeve shëndetësore jo funksional.

Gjjithashtu pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Dr. Fatmire Kollçaku e cila nënvizoi brishtësinë e sistemit tonë shëndetësor dhe se kuvendi duhet të bëjë të pamundurën që të rrisë buxhetin për shëndetësi. Znj. Kollcaku shtoi se ka mungesë kuadrosh vecanërisht specializantë të fushës së epidemiologjisë dhe se ata të pakët që janë po merren me papirologji. Ndër të tjerash përmendi edhe sfidat e qytetarëve në sigurimin e terapisë si dhe abuzimin me cmime të barnatorëve duke shfrytëzuar situatën aktuale.

Krejt në fund, Rektorja e Kolegjit Heimerer, Dr. Naime Brajshori prezantoi projektin e financuar nga GIZ si përgjigjjje emergjente ndaj COVID-19. Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i kapaciteteve dhe mbështetjen e institucioneve publike për krijimin e higjenës spitalore më të mirë. Përkatësisht mbështetjen e komisioneve që parandalojnë infeksionet intra-spitalore. Ajo potencoi se stafi shëndetëor sfidën kryesore po e ka se spitalet po bëhen burim i infeksionit dhe kjo përshkak të prezencës të familjarëve në institucione.

 

Rekomandimet e dalura nga tryeza e diskutimit:

  • Që të ketë më shumë shkëmbime të njohurive dhe eksperiencave me vendete rajonit dhe mëtek;
  • Që të rritet buxheti për shëndetësi marr parasysh kostos së madhe për trajtimin e pacientëve
  • Që të trajnohen specializantët dhe teknikët e respiracionit
  • Që të mirren masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor
  • Që të ketë një organizim sa më të mirëfilltë të institucioneve shëndetësore
  • Të ofrohet një linjë transporti më e sigurtë (Taksi për transport të pacientëve me COVID)
  • Që të ketë infektolog në çdo qendër të trajtimit
  • Që të bëhet funskionalizimi i komisioneve për parandalimin e infeksioneve intrahospitalore
  • Që t’u mundësohet studentëve të infermierisë të ndihmojnë në qendra të trajtimit

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …