NDARJA E BURSA PËR STUNDENT JUNIKAS

Ndërmjet Kryetarit të Komunës së Junikut Agron Kuçi dhe studentëve përfitues është nënshkruar kontrata për përfitim të bursës studentore. Kryetari i komunës Agron Kuçi i lumtur me performancën e mirë të studentëve u shpreh se ndarja e bursave për student do të jet tashmë aktivitet tradicional, ku pavarësisht që ky vit ishte sfidues, komuna e Junikut ka pasur vullnetin që t’i përkrah rreth 60 student përmes bursave studentore dhe vazhdon ta ndjek me interes rrugëtimin studentor e profesional të të rinjve të Junikut të cilët prezantojnë vlerat e Junikut dhe vendit përmes punës dhe angazhimit të tyre. Programi “Ndarja e bursave për student” synon përkrahjen e studentëve duke i stimuluar për punë, angazhim dhe prioretizimi i tyre nga qeverisja lokale motivon studentët drejt rrugëtimit të tyre akademik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …