Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot seancën e cila kishte mbetur në gjysmë, pasi disa rezoluta kishin mbetur pa u votuar. Deputetët me shumicë votash kanë votuar rezolutën për unifikimin doganor nëdrmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kurse rekomandimet për interpelancën e Haradinajt për borxhet në komunat e veriore, nuk u votuan. Kjo pasi grupet parlamentare kërkuan edhe pak kohë për ta koordinuar tekstin e rezolutës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
