Në Kuvendin e Shqipërisë ka ndodhur një përplasje jo vetëm verbale mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt

Në Kuvendin e Shqipërisë ka ndodhur një përplasje jo vetëm verbale mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt

Sot në Kuvendin e Shqipërisë ka ndodhur një përplasje jo vetëm verbale  mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.  Kryetari i grupit demokrat ishte në foltore për të marrë fjalën, ndërsa pas tij shkoi Sali Berisha, i cili e  shtyu në një moment Alibeajn duke mos e lejuar të flasë. Berisha kërkoi të flasë vetë, për t’ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se do të ndërpriste çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse në krye të kësaj force politike vjen Berisha. Sakaq, kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Berishës për gjestin që bëri ndaj Enkelejd Alibeajt. Pas kësaj situate seanca u ndërpre, pasi Taulant Balla kërkoi pesë minuta pushim. Pasi Sali Berisha i zuri vendin në Foltore duke e shtyrë teksa fliste, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj zgjodhi që fjalën pasuese gjatë seancës ta merrte nga vendi. Nuk po shkoj në foltore pasi rrezikon të përsëritet historia që vjen dikush e i zë vendin. Nuk dua t’i jap kënaqësinë edhe atij që iku, atij trimit të madh, Sali Berisha,  tha Alibeaj.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …