Edhe në Bullgari, pro rusi Rumen Radev, fitoi sot zgjedhjet presidenciale me 58 për qind të votave

Kryetari i Bullgarisë, Radev, ka akuzuar sërish politikanët në Maqedoni, për “ndërtim të identitetit me baza të falsifikuara”

Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev ka akuzuar sërish politikanët në Maqedoni, për “ndërtim të identitetit me baza të falsifikuara”. Ai deklaroi se “kjo nuk është në interes të qytetarëve të Maqedonisë”. “Përpjekjet për të ndërtuar identitet bazuar në falsifikime, në vend të fakteve historike, janë kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët duan anëtarësim në BE”. Ai  foli edhe për ngjarjet e javës së kaluar dhe emërtimit të Qendrës Kulturore Bullgare në Manastir me emrin e revolucionarit, Ivan Mihajlov. “Nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajlov është njeriu që refuzoi Hitlerin ta fuste Maqedoninë në luftë vëllavrasëse me Bullgarinë. Jo Ivan Mihajlov, por njerëz të tjerë pas vendosjes së diktaturës jugosllave në Maqedoni, vranë dhe morën në pyetje dhjetëra mijëra në kampet e përqendrimit sepse vendosën të vazhdojnë të quhen bullgarë, e jo maqedonas”, shtoi Radev.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër mbahet seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovës për vitin 2025

Nesër mbahet seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Gjatë kësaj …