Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e ngusht ka bërë homazhe në vendin e sakrificës dhe qëndresës, në Maznik të Deçanit në 26-vjetorin e rënies heroike të Shkëlzen Haradinajt, Fatmir Nimanajt, Hasim Halilajt dhe Luan Nimanajt
Latifi në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se me guximin e tyre u shkrua një prej faqeve më të ndritura të historisë sonë. Beteja e Maznikut nuk ishte vetëm përballje armësh e burrave që qëndrojnë e luftojnë si luanë, ajo qe betimi i tyre për liri, një thirrje e pashuar e trimave, se Kosova e përgjakur nuk nënshtrohet dhe liria në këtë truall po vjen.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
