Në mbyllje të vizitës, kryekuvendari Veseli e shoqëroi nënkryetarin amerikan Joe Biden dhe familjen e tij

Në mbyllje të vizitës dy ditore në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka shoqëruar deri në aeroplan, zëvendës-presidentin Amerikan Joe Biden dhe familjen e tij. Në njoftimin e lëshuar për këtë rast  thuhet se pas shoqërimit dhe bisedave miqësore në Aeroport, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar zëvendës-presidentin Amerikan për mesazhet mbështetëse për Republikën e Kosovës.  Pata nderin ta përcjell dhe falënderoj për vizitën, z. Biden. Mirupafshim mik i madh i Kosovës, ka shkruar Veseli pak minuta pas përcjelljes së nënkryetarit amerikan,  Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …