NË MINISTRINË E INFRASTRUKTURËS SHËNOHET 25 NËNTORI, DITA PËR ELIMINIMIN E DHUNËS NDAJ GRUAS

Edhe sivjet, sikurse viteve të mëparshme, në Ministrinë e Infrastrukturës iu ka kushtuar kujdes meritor shënimit të 25 nëntorit, Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas. Kjo datë edhe sivjet u shënua me organizimin e fushatës, që ka për qëllim sensibilizimin e mëtutjeshëm për ngritjen e shkallës së vetëdijes për luftimin dhe eliminimin e dhunës ndaj gruas. Kjo fushatë, e cila ka një shtrirje të gjerë në mbarë botën, i jep asaj karakter mbarënjerëzor. Dhuna ndaj gruas është problem i përmasave të mëdha, andaj shënimi i kësaj dite ka për qëllim që dhunën ndaj gruas ta ngre si problem, për eliminimin e të cilit duhet të angazhohen të gjithë – femra e meshkuj në mbarë botën.

Sipas fjalëve të zyrtares për barazi gjinore në MI, Adelina Kadiri-Sokoli, sivjet në Ministrinë e Infrastrukturës janë bërë përpjekje që fillimi i fushatës kundër dhunës ndaj gruas të begatohet edhe me forma të tjera. Në kuadër të kësaj, sivjet për punëtorët e Mise janë përgatitur mesazhe sensibilizuese për Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …