Në moshën 96-vjeçare u nda nga jeta, akademiku dhe historiani i mirënjohur shqiptar, Kristo Frashëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë të ditur se në moshën 96-vjeçare ënjtë ndarë nga jeta, akademiku dhe historiani i mirënjohur shqiptar, Kristo Frashëri.

Akademia bën të ditur se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale. Homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave. Akademia shpreh ngushëllimet e saj për familjen Frashëri. “Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftim,

Kristo ishte djal i patriotit dhe rilindasit, Anastas Frashëri.

Ai ka lënë një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin mbi  Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.  Dr. Kristo Frashëri i takon plejadës së historianëve më të çmuar më realistë shqiptarë të kohës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …